Gjykata Themelore në Gjakovë, pas situatës së fundit të krijuar me pandeminë Covid – 19, ku është rritur numri i të infektuarve, ka marr vendim që të reduktohet numri i stafit administrativ.
Duke
ju përmbajtur rekomandimeve të Institutit të Kombëtar të Shëndetit Publik
(IKSHP) dhe Planit Emergjent për Menaxhim Krizash të miratuar nga Këshilli
Gjyqësor i Kosovës, është marr vendim që në Gjykatë të reduktohet stafi
administrativ në 50%.
Inkurajojmë qytetarët të cilët parashtrojnë kërkesë për lëshimin e certifikatës
së gjendjes penale, që aplikimin ta bëjnë në mënyrë elektronike në linkun https://gjakove.gjyqesori-rks.org/info-te-pergjithshme-fakte-kyce/. Vetëm për tërheqje të
certifikatës duhet të jeni të pranishëm fizikisht në objek (apo me autorizim
për personin tjetër).
Po ashtu, ju bëjmë thirrje të gjithë palëve në procedurë, avokatëve,
përfaqësuesve të autorizuar që të gjitha kërkesat, ankesat dhe parashtresat ti
dërgojnë përmes adresës elektronike gjthgjakove@rks-gov.net .
E gjithë kjo po bëhet për të shmangur sa më shumë kontaktet dhe për ti ikur
tubimeve të pa nevojshme.
Zyrtarët e gjykatës do të vazhdojnë të punojnë dhe rastet kur është e mundur
dhe e lejuar me ligj do të ju përgjigjen në mënyrë elektronike.