Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjakovë, Nikollë Komani, ka pritur në takim shefen e Misionit të USAID në Kosovë, Mary Eileen Devitt dhe Noel Bauer

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjakovë, Nikollë Komani, ka pritur në takim shefen e Misionit të USAID në Kosovë, Mary Eileen Devitt dhe Noel Bauer

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjakovë, z. Nikollë Komani, ka pritur në takim shefen e Misionit të USAID në Kosovë, znj. Mary Eileen Devitt, së bashku me Z. Noel Bauer, drejtor i Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje dhe përfaqësues tjerë nga USAID vizituan Gjykatën Themelore në Gjakovë, ku u njoftuan nga kryetari i gjykatës rreth konceptit të qytetarit në qendër si dhe për hapat që ka ndërmarr Gjykata Themelore në Gjakovë, për përmirësimin e shërbimeve dhe qasjen në shërbimet e gjykatës.

Gjatë vizitës, mysafirët vëzhguan nga afër aktivitetet e përfshira nga plani i punës së gjykatës për drejtësi procedurale siç janë tableti për ofrimin e shërbimeve për të shurdhëritë, shtegun e lëvizjes për të verbrit, kutinë e komenteve si dhe aktivitete tjera që lehtësojnë qasjen në shërbimet e gjykatës për të gjithë qytetarët.  Poashtu, kryetari Komani ka njoftuar znj. Devitt dhe z. Noel mbi sfidat me të cilat ballafaqohet gjykata e jonë dhe ka vlerësuar lartë kontributin e projektit të USAID-it për drejtësi, në avancimin e drejtësisë procedural për të mundësuar kështu një qasje të drejtë dhe të barabartë të qytetarëve në të drejtat e tyre në raport me sistemin e drejtësisë.​