6 vjet burgim ndaj të pandehurit A. B., për vepër penale të dhunimit

6 vjet burgim ndaj të pandehurit A. B., për vepër penale të dhunimit

Gjakovë, 30 tetor 2023 – Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A. B., shtetas i Republikës së Kosovës, për vepër penale “Dhunimi”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje gjashtë (6) vjet.

I pandehuri A. B., akuzohet se “me datën 15 tetor 2022 rreth orës 20:00 në Gjakovë, e detyron personin tjetër dhe atë nën kërcënimin e thikës për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj këtu të dëmtuarën …… ……, në atë mënyrë që pasi me të dëmtuarën dalin për të bërë xhiro me makinën e tij, i pandehuri e dërgon të njëjtën nëpër disa vende jashtë qytetit, të panjohura për të dëmtuarën,  ja vendos thikën në qafë të dëmtuarës, ashtu që e njëjta detyrohet ti kryejë akt seksual oral pa dëshirën e saj, e më pas e dërgon të dëmtuarën në shtëpi rreth orës 01:00 të natës, deri sa i njëjti arrestohet nga policia me datë 24 tetor 2022.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.