Ish kryetarja e Gjykatës Komunale të Gjakovës, Afijete Sada Gllogjani, ka arritur moshën e pensionimit

Ish kryetarja e Gjykatës Komunale të Gjakovës, Afijete Sada Gllogjani, ka arritur moshën e pensionimit

Gjakovë, korrik 2023 – Afijete Sada Gllogjani, ka qenë gjyqtare në Gjykatën Themelore në Gjakovë, në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni Civil.

Afijete Sada Glogjani, u diplomua në vitin 1986 në Universitetin e Prishtinës. Provimin e Jurisprudencës e ka kryer në vitin 1989. Praktiken profesionale e ka kryer në Gjykatën Komunale në Gjakovë, në periudhën kohore 1987-88. Pas praktikës deri në vitin 1989 ka punuar në IBT “Emin Duraku” në Gjakovë, si referente juridike. Nga viti 1990 deri në vitin 1993, ka punuar si gjyqtare në Gjykatën Komunale të Gjakovës. Pas luftës, në viti 2000 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunal, deri në tetor të vitit 2010. Nga muaji tetor 2010 deri me 31 dhjetor 2012, ka qenë kryetare e Gjykatës Komunale të Gjakovës. Prej 01 janar 2013, ka punuar si gjyqtare e Departamentit të Përgjithshëm , Divizioni Civil në Gjykatën Themelore në Gjakovë, pozitë të cilën e ka mbajtur deri sot.

#GjykataThemeloreGjakovë, kolegët gjyqtarë dhe stafi administrativ, znj. Afijete Sada Gllogjani, i urojnë shëndet dhe mbarësi, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në drejtësi.