Punëtori për ndryshimet dhe risitë e Kodit të Procedurës Penale

Punëtori për ndryshimet dhe risitë e Kodit të Procedurës Penale

Gjykata Themelore në Gjakovë, me mbështetjen e OSBE-së, nën projektin e tyre “Mbështetja e sistemit ligjor për të qenë gjithnjë në përputhje me standardet ndërkombëtare”, ka organizuar një punëtori në lidhje me Kodin e Ri të Procedurës Penale.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte diskutimi dhe shkëmbimi i përvojave të gjyqtarëve, të prokurorëve dhe bashkëpunëtorëve profesional të Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe Prokurorisë Themelore në Gjakovë, në ndryshimet dhe risitë e Kodit të Procedurës Penale.

Kryeprokurori Admir Shala, nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, paraqiti një prezantim gjithëpërfshirës mbi këtë temë.

Gjykata Themelore në Gjakovë falënderon OSBE-në për mbështetjen e vazhdueshme.