Ndërron jetë punëtori i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Dukagjin Beqa

Ndërron jetë punëtori i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Dukagjin Beqa

Gjykata Themelore në Gjakovë, me pikëllim të thellë pranoi lajmin se pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta punëtori i kësaj gjykate, Dukagjin Beqa, në moshën 55 vjeçare.

Kryetari i gjykatës Nikollë Komani dhe stafi i gjykatës, shprehin ngushëllime familjes Beqa, shokëve, kolegëve, miqve e farefisit. Beqa ka qenë i angazhuar në pozitën e operatorit teknik të gjykatës nga viti 2009 dhe do të mbahet mend përgjithmonë si një punëtor i përkushtuar dhe koleg i mire.

Dukagjin Beqa ka ndërruar jetë sot, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet sot me datën 19 prill 2023, në varrezat e qytetit në Gjakovë në ora 16:00.