Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë, z. Nikollë Komani, ka pritur sot në takim kryetarin e Gjykatës së Apelit, z. Valon Totaj së bashku me gjyqtarët Lumni Sallauka, Arsim Hamzaj dhe administratorët Rudin Elezi dhe Nysret Arifi, me të cilët është diskutuar lidhur me aktivitetet e përbashkëta të dy gjykatave, funksionimin e sistemit SMIL, bartjen e lëndëve me ankesa përmes këtij sistemi, ngarkesën e gjyqtarëve me numër të madh të lëndëve dhe problematika të tjera.

Kryetari Komani, vlerësoi lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm të Gjykatës Themelore të Gjakovës me Gjykatën e Apelit dhe theksoi faktin e rritjes së efikasitetit në zgjidhjen e lëndëve dhe ndërveprimeve administrative mes dy gjykatave.