Një (1) muaj paraburgim ndaj të pandehurit F. K., për vepër penale të prostitucionit

Një (1) muaj paraburgim ndaj të pandehurit F. K., për vepër penale të prostitucionit

Gjakovë, 02 shtator 2021 – Dje, Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit F. K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të prostitucionit.

“Me date 10 mars 2021, në Gjakovë, saktësisht në vilat “M…” në fshatin D., i pandehuri F.K., në bashkëveprim me të dashurën e tij të miturën ……. ….., rekrutojnë dhe organizojnë personin tjetër të miturën … ……., që me qëllim të mundësimit të prostitucionit të kryej marrëdhënie seksuale me shokun e tij D. J., në këmbim të shumës prej 200 euro”.

Me këto veprime i pandehurit F. K., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” në bashkëkryerje nga neni 234 paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 dhe 31, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.