Një (1) muaj paraburgim ndaj të pandehurit K. N., për vepër penale të dhunimit

Një (1) muaj paraburgim ndaj të pandehurit K. N., për vepër penale të dhunimit

Gjakovë, 01 shtator 2021 – Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit K. N., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit.

“Me date 30.08.2021, në orët e vona të mbrëmjes, në një shtëpi të pa banuar në Gjakovë, ka detyruar personin tjetër, të miturën ……., për të kryer akt seksual”.

Me këto veprime i pandehurit K. N., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4, nen paragrafi 4.8 lidhur me paragrafin 1, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.