Dymijë (2000) € gjobë ndaj të pandehurit për falsifikim të dokumentit zyrtar

Dymijë (2000) € gjobë ndaj të pandehurit për falsifikim të dokumentit zyrtar

Gjakovë, 19 shkurt 2021 – Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.M., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për veprën penale, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Drilon Haraçia, e shpalli fajtor për veprën penale dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej  gjashtë  (6) muaj, pasi pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar, i pandehurin M.M., paraprakisht e ka pranuar fajësinë sipas aktakuzës. Me kërkesën e mbrojtjes ky dënim i’u zëvendësua me gjobë në shumë prej dymijë (2000) €.

I pandehuri M.M., akuzohet se më 11 qershor 2019 si gjeometër pranë Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Rahovecit, përpilon shkresën zyrtare dhe me nënshkrim të rremë e vërteton dokumentin zyrtar.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.