Një (1) muaj paraburgim ndaj dy (2) të pandehurve për vrasje në tentativë

Një (1) muaj paraburgim ndaj dy (2) të pandehurve për vrasje në tentativë

Gjakovë, 30 gusht 2020 – Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurve H. B. dhe F. B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të vrasjes në tentativë.

“Me date 28.08.2020 rreth orës 19.20min, në fshatin Bec të Gjakovë, të pandehurit H. B. dhe F. B. me dashje tentojnë të privojnë nga jeta të dëmtuarin I. A. për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëhershme që kanë në mes vete. Ditën kritike të pandehurit furishëm e godasin me veturë të dëmtuarin I. A., pastaj nga ajo veturë kishin dalë dy të dyshuarit të cilët e kishin goditë me shufra metali dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes”.

Me këto veprime të pandehurit H. B. dhe F. B. dyshohen të kenë kryer veprën penale “Vrasja” e ngelur në tentativë, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gëzim Pozhegu pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës