NJOFTIM

NJOFTIM

Gjykata Themelore Gjakovë, 13 mars 2020 – Njoftojmë opinionin publik se pas takimit të mbajtur sot nga UD. Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë në mbledhjen e kolegjiumit me gjyqtarët përgjegjës të departamenteve dhe divizioneve, në zbatim të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Parandalimin e Infeksionit Corona Virus COVID-19 të datës 11.03.2020, nr.01/07 dhe Vendimit të KGJK-së të datës 12 mars 2020, nr. 52/2020, Gjykata Themelore në Gjakovë me degët e saj në Rahovec dhe Malishevë do të kufizojë aktivitetet e saj përkohësisht deri më datën 27 mars 2020.

• Seancat e caktuara do të mbahen sipas orarit të paraparë, nga gjyqtari i çështjes do të vlerësohet prezenca e publikut, mediave dhe monitoruesve në seancë (preferohet përjashtimi aty ku nuk shihet e domosdoshme).
• Puna me palë në shkrimoret e gjykatës do të vazhdojë në atë mënyrë ku palët do të lejohen të hyjnë në gjykatë një nga një, referentët e gjykatës gjatë dhënies së shërbimit duhet të kenë kontakt me vetëm nga një palë me qëllim që të shmanget prezenca e palëve në masë të madhe.
• Në rastet kur nga stafi i gjykatës njëri prind duhet të kujdeset për fëmijë, atëherë do të aprovohet pushimi nga eprori në bazë të kërkesës së parashtruar të cilës duhet bashkangjitur provat.
• Ky kufizim i shërbimeve të Gjykatës Themelore në Gjakovë mund të ndryshojë varësisht prej rrethanave.