Dënim me burg dhe gjobë për marrje ryshfeti

Dënim me burg dhe gjobë për marrje ryshfeti

Gjakovë, 26 prill 2019 – Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarit I.H. për veprën penale, “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari I.H. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej…

Gjakovë, 26 prill 2019 – Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarit I.H. për veprën penale, “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari I.H. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej njëmijë (1000) euro, i cili dënim duhet të ekzekutohet në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. I akuzuari është obliguar që të paguaj shpenzimet procedurale si dhe shumën prej pesëdhjete (50) euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit.

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të akuzuarit I.H., gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike, i akuzuari, në cilësinë e personit zyrtar (drejtor shkolle) ka kërkuar ryshfet në shumën prej njëmijë e pesëqind (1500) euro nga G.K., menaxher në restorant “B…-.” në Malishevë për të organizuar mbrëmjen e maturës të vitit 2018.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.