Gjakovë, 09 gusht 2023 – Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.N., shtetas i Republikës së Kosovës, për vepër penale “Grabitja”, e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të akuzuarin e shpalli fajtorë dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë (11) vjet dhe dënim me gjobë në vlerë katër mijë (4000) euro.
I pandehuri B. N., akuzohej se “me datën 09 qershor 2013, rreth orës 10:18 minuta, në Gjakovë, në bastoren sportive ‘’E.L.’’, ku ka punuar i dëmtuari F.P., tani i ndjerë, me përdorimin e forcës fizike ka sulmuar të dëmtuarin- tani të ndjerin dhe më pas i përvetëson dymijë (2000) euro me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme, me tani të dënuarin F.Gj., ka hyrë në bastore për të lozur në aparatin e lojërave të fatit, ku F.Gj., qëndron tek dera e hyrjes së bastores, ndërsa i pandehuri e godet njëherë pas koke me grusht të dorës së djathtë të dëmtuarin F.P., tani i ndjerë, i cili nga goditja rrëzohet në tokë, humb vetëdijen atëherë nga xhepat e pantallonave i pandehuri ia merr të hollat, në atë mënyrë me tani të dënuarin F.Gj., largohet me të shpejtë në drejtim të panjohur, duke e lëne te dëmtuarin tani i ndjerë pa vetëdije”.
Ky rast ishte i kthyer për rigjykim nga Gjykata e Apelit e Kosovës
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.