Gjakovë, 5 prill 2023 – Manduhije Syla, ka qenë gjyqtare në Gjykatën Themelore në Gjakovë në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni për Kundërvajtje.
Manduhije Syla, ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1988. Provimin e Jurisprudencës e ka kryer në vitin 2002. Praktikën profesionale e ka kryer në Gjykatën Ekonomike të Qarkut në Gjakovë, prej vitit 1988 gjerë ne vitin 1989. Ka punuar në Ndërmarrjen Shoqërore “Ereniku” në Gjakovë, prej vitit 1989 gjerë 1994. Nga viti 2000 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Gjakovë, gjerë në vitin 2010.Ndërsa nga viti 2012, prapë është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Gjakovë. Me reformat në Gjyqësorin e Kosovës, në janar të vitit 2013, ka qenë gjyqtare në Gjykatën Themelore Gjakovë-Departamenti i Përgjithshëm në Divizionin e Kundërvajtjes.
#GjykataThemeloreGjakovë, kolegët gjyqtarë dhe stafi administrativ, znj. Manduhije Syla, i urojnë shëndet dhe mbarësi, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në drejtësi.