Të nderuar qytetarë, media dhe shoqëri civile ju ftojmë të përdorni opsionin e abonimit në ueb faqen e Gjykatës Themelore në Gjakovë. Ky opsion u mundëson përdoruesve të abonohen dhe të kenë qasje në kohë reale për lajmet, njoftimet, dhe raportet zyrtare.
Butoni i abonimit është i vendosur në këndin e majtë të faqes kryesore në ueb faqen e Gjykatës Themelore të Gjakovës. Ky format ka për qëllim shpërndarjen më gjerësisht të përmbajtjeve dhe rritjen e qasjes së gjyqësorit në publik, kjo edhe në bazë të një serie veglash online të zhvilluara nga Programi i USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë.
Abonohu në ueb faqen e Gjykatës Themelore në Gjakovë: https://gjakove.gjyqesori-rks.org/