Një (1) muaj paraburgim ndaj të pandehurit S. S. për vepër penale të dhunimit

Një (1) muaj paraburgim ndaj të pandehurit S. S. për vepër penale të dhunimit

Gjakovë, 05 shtator 2019 – Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit S. S., serb, shtetas i Republikës së Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të dhunimit.

Me datë 02 shtator 2019, në fshatin Hoçë e Madhe të Komunës së Rahovecit, i dyshuari S. S. e detyron të dëmtuarin- fëmije N. P. që të kryej aktin seksual me dhunë duke ja mbyllur gojën me shirit ngjitës, duke ja hequr rrobat… .

Me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘Dhunimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaj, i cili do të llogaritet nga data 03 shtator 2019 dhe do të zgjasë deri më 03 tetor 2019.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gëzim Pozhegu, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.