Kryetari i Gjykatës mbajti takim me qytetarë dhe organizatat e Shoqërisë Civile në kuadër të aktivitetit “Dita e Hapur në Gjykatë”

Kryetari i Gjykatës mbajti takim me qytetarë dhe organizatat e Shoqërisë Civile në kuadër të aktivitetit “Dita e Hapur në Gjykatë”

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjakovës z. Nikollë Komani, mbajti takim me qytetarë, dhe organizatat e Shoqërisë Civile në kuadër të aktivitetit “Dita e Hapur në Gjykatë”, me qëllim që çdo qytetar i interesuar ta vizitojë gjykatën, ta takojë kryetaren dhe të njihet nga afër me punën që bëhet në gjykatën më të madhe në vend.

Takimi u mbajt në objektin e Gjykatës Themelore në Gjakovë me qëllim që çdo qytetar i interesuar ta vizitoj gjykatën, ta takoj kryetarin dhe të njihet nga afër me punën që bëhet në këtë Gjykatë. “Dita e Hapur në Gjykatë” ishte një ditë bashkëbisedimi mes kryetarit me qytetarët, Prokurorinë Themelore të Gjakovës, mediat e shoqërinë civile, me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies. Qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë u informuan për zotimin e kryetarit që të jetë sa më afër dhe sa më transparent me publikun.

Ky aktivitet implementohet nga organizata CLARD në partneritet me IKD dhe në bashkëpunim me Gjykatën Themelore të Gjakovës , dhe në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Departamentit të shtetit Amerikan, Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit INL