Gjykata Themelore në Gjakovë, informon qytetarët se ka përfunduar pjesën më të madhe të procesit të bartjes dhe tashmë ka filluar pranimin e palëve, shkresave të lëndëve dhe mbajtjen e gjykimeve në objektin e ri. Gjykata gjendet në adresën e re në Rrugën “Tirana” (në Transit) ngjitur me Prokurorinë.
Gjithashtu, njoftojmë se pritet që në javët në vazhdim objekti i ri të funksionalizohet plotësisht, duke ofruar të gjitha shërbimet në kapacitet të plotë.
Ftojmë të gjithë palët dhe qytetarët që kanë nevojë për shërbimet tona që të drejtohen në këtë lokacion të ri. Falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë këtij procesi.
Me respekt, Gjykata Themelore e Gjakovës