UNDP dhuron pajisje për bashkëpunëtorin profesional, Sefedin Avdijaj, i cili përballet me verbërinë

UNDP dhuron pajisje për bashkëpunëtorin profesional, Sefedin Avdijaj, i cili përballet me verbërinë

Në një akt të veçantë dhe tejet domethënës, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka dhuruar një pajisje të avancuar për Sefedin Avdijaj, një qytetar i përkushtuar dhe punëtor shembullor i Gjykatës tonë që përballet me sfidat e verbërisë. Kjo pajisje është një mjet esencial që do t’i ndihmojë z. Avdijaj të tejkalojë kufizimet e përditshme dhe të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës dhe punës së tij.

Pajisja e dhuruar nga UNDP përfshin teknologji të fundit që lehtëson navigimin, komunikimin dhe qasjen në informacione për personat me aftësi të kufizuara të shikimit, e cila kap vlerën rreth katërmijë (4000 $) dollar amerikan. Ky dhurim jo vetëm që është një ndihmë praktike për z. Avdijaj, por gjithashtu një dëshmi e përkushtimit të UNDP-së për të mbështetur dhe fuqizuar individët në nevojë, duke promovuar barazinë dhe inkluzivitetin në shoqëri.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit, Ardian Latifaj menaxher i projektit të UNDP-së, theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për komunitetet dhe individët që përballen me sfida të ndryshme. “Ne besojmë se çdo individ duhet të ketë mundësinë të jetojë një jetë të plotë, të pavarur dhe të barabartë. Kjo pajisje do të ndihmojë z. Avdijaj të arrijë këtë qëllim,” u shpreh Latifaj.

Sefedin Avdijaj shprehu mirënjohjen e tij të thellë për këtë dhuratë të çmuar dhe theksoi se kjo pajisje do t’i hapë dyer të reja në jetën e tij të përditshme. “Jam jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen dhe vëmendjen që kam marrë nga UNDP. Kjo pajisje do të më ndihmojë të jem më i pavarur dhe më i angazhuar në punë dhe më ka ndriçuar jetën ,” tha z. Avdijaj.

Gjykata Themelore e Gjakovës gjithashtu shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë ndaj UNDP-së për këtë akt solidariteti dhe mbështetjeje drejt ndërtimit të një shoqërie më të drejta të barabarta, ku çdo individ ka mundësinë të zhvillohet dhe të kontribuojë plotësisht.