Një (1) muaj arrest shtëpiak ndaj të pandehurit U. A., për vepër penale të sulmit seksual

Një (1) muaj arrest shtëpiak ndaj të pandehurit U. A., për vepër penale të sulmit seksual

Gjakovë, 07 nëntor 2023 – Gjykata Themelore në Gjakovë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë
Themelore të Gjakovës, për caktimin e masës së paraburgimit një (1) muaj për të pandehurit U. A.,
dhe i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një (1) muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka
kryer veprën penale të sulmit seksual.

Sipas kërkesës, “ditën kritike pasi që e mitura ishte së bashku me shoqen e saj duke u kthyer nga shkolla, e takojnë të pandehurin, ku i njëjti ia benë me shenje që të largohet nga shoqja e saj, e mitura/dëmtuara largohet me mendimin se do që ta përshëndes, i pandehuri gjatë asaj kohe e kap për qafe dhe e puth ne pjesën e qafës tek veshi me qëllim seksual pa dashjen e saj, ku më pas e mitra/dëmtuara lajmëron rastin në polici.”


Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer vepër penale, “Sulmi seksual”, e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.


Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se masa e arrestit shtëpiak është masë më e butë dhe e mjaftueshme për të pandehurin në fjalë, për të siguruar hetimin e pa penguar të kësaj çështje penale.


I pandehur do të mbahet në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit deri më 04 dhjetor 2023.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.


###