Gjakovë, 7 qershor 2023 – Myfera Hoxha, ka qenë gjyqtare në Gjykatën Themelore në Gjakovë në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni për Kundërvajtje.
Myfera Hoxha, ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1988. Provimin e Jurisprudencës e ka kryer në vitin 2002. Praktiken profesionale e ka kryer në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prizren në vitin 1989. Në vitin 2000 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje Prizren, deri në vitin 2010 ,ndërsa nga vitit 2012 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Klinë. Nga muaji maj i vitit 2015, është transferuar në Gjykatën Themelore në Gjakovë, në Divizionin për Kundërvajtje.
Gjykata Themelore në Gjakovë, kolegët gjyqtarë dhe stafi administrativ, znj. Myfera Hoxha, i urojnë shëndet dhe mbarësi, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në drejtësi.