Kryetari Komani, ka pritur në takim Kryesuesin e KGJK-së, Kryetarin e Komisionit për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi, gjyqtarin Afrim Shala si dhe ekspertin nga USAID, John Ferry

Kryetari Komani, ka pritur në takim Kryesuesin e KGJK-së,  Kryetarin e Komisionit për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi, gjyqtarin Afrim Shala si dhe ekspertin nga USAID, John Ferry

Gjakovë, 22 mars 2023 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Nikollë Komani, ka pritur në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, Kryetarin e Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjyqtarin Afrim Shala dhe ekspertin nga USAID, John Ferry.

Kryetari Komani, theksoi se gjyqtarët janë të përkushtuar që të zbatojnë planin në fjalë, si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me qëllim të rritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor.

Nga ana tjetër, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, tha se kemi formuar dhe legjitimuar një komision prej pesë (5) gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, i cili do të skanojë gjendjen me lëndë në gjykatat e Kosovës. Njeherit ka falënderuar Gjykatën Themelore të Gjakovës, për qasjen e saj solidare dhe përpjekjet e saj për t’i dalur në ndihmë Gjykatës Themelore të Mitrovicës, duke dhënë një shembull të shkëlqyer që sistemi gjyqësor mund të vet menaxhohet.  

Ndërsa Kryetar i Komisionit, Afrim Shala, shtoi se do të bëhet monitorim, vlerësim dhe raportim në trajtimin e numrit të madh të lëndëve që hyjnë në kuadrin e lëndëve me prioritet të lartë, sigurimin e procedurës së drejtë gjyqësore, si dhe përcaktimi i kritereve të prioritizimit të natyrës së caktuar të lëndëve.

Eksperti nga USAID, John Ferry, tha se është i lumtur për këtë iniciativë dhe e gëzon fakti që ky Komision përbëhet nga vendorët dhe me iniciativë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.


Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi për vitet 2022-2025, si dhe sfidat që rrjedhin nga ky Plan Strategjik.

Takimi u mbajt me gjyqtarët mbikëqyrës të degëve, udhëheqësin e Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal dhe Civil dhe koordinatorin për dhunë në familje