Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Nikollë Komani sw bashku me gjyqtaren Besarta Doli, nga Departamenti për të Mitur, kanë mbajtur një ligjëratë të hapur me studentët e vitit të parë të Fakultetit Juridik, nga Kolegji “AAB” në Gjakovë.
Me këtë rast, Kryetari Komani ka informuar studentët në detaje për strukturën e Gjykatës, pastaj për Degët në Rahovec dhe Malishevë, më pas numrin e gjyqtarëve dhe të stafit.
Një pjesë të ligjëratës, i ka kushtuar edhe juridiksionit të Gjykatës Themelore të Gjakovës, si një nga shtatë gjykatat në nivel të vendit, procedurat për një gjykim, ofrimin e shërbimeve dhe pritjen e palëve.
Ai ka shtuar se kjo Gjykatë dhe dy degët e saj ofrojnë qasje më të lehtë në shërbimet e gjykatës të nivelit të parë për popullsinë e rajonit, ku përfshihen 7 komuna.
Si një gjykatë e shkallës së parë, Gjykata Themelore e Gjakovës dhe dy degët e saj merren me të gjitha llojet e rasteve, këto raste trajtohen nga departamente të specializuara që funksionojnë në kuadër të çdo gjykate themelore.
Një dritare ku mund të përfitonjnë shumë si studiues të ri janë edhe aktgjykimetw e publikuara në ueb-faqen e gjykatës, ku aktualisht janë të publikuar 9.918 vendime.