Gjakovë, 29 dhjetor 2021 – Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të
pandehurit B.N., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore
në Gjakovë, akuzohet për veprën penale, “Grabitja”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të
Republikës së Kosovës.
Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Shaqir Zika, e shpalli fajtor për veprën penale dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej katërmbëdhjetë (14) vjet dhe katërmijë (4000) € gjobë.
I pandehuri B. N., akuzohet se “me datën 09 qershor 2013, në Gjakovë, në bastoren sportive “E. L.”, me përdorim të forcës së bashku me të pandehurin – tani i dënuar F. Gj., duke e sulmuar të dëmtuarin tani të ndjerin F. P., nga i njëjti përvetësojnë para në shumën prej dy mijë (2000) euro.
I pandehuri B. N., ka qenë në arrati deri në vitin 2019, më pas është ekstraduar nga shteti Italian.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve ngadita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.