Gjakovë, 11 gusht 2021 – Gjykata Themelore në Gjakovë – Divizioni Civil, ka refuzuar si të pa bazuar propozimin e paditëses Komuna e Gjakovës, për caktimin e masës së sigurimit, me të cilin ka kërkuar që t’i ndalohet paditëses, kundërshtares së sigurimit D. G., që personalisht të qëndroi – shfrytëzoi apo banoi në banesë.
Gjyqtari i çështjes – Malsor Kryeziu, pas mbajtjes së seancës dëgjimore të datë 9 gusht 2021, lidhur me propozimin për caktimin e masës së sigurimit dhe pas dëgjimit të palëve në procedurë, ka refuzuar si të pa bazuar propozimin e paditëses Komuna e Gjakovës, për caktimin e masës së sigurimit, me të cilin ka kërkuar që t’i ndalohet paditëses, kundërshtares së sigurimit D. G., që personalisht të qëndroi – shfrytëzoi apo banoi në banesë, të njëjtën mos ta rinovoi, të mos bëjë asnjë ndryshim në banesën e cila është objekt kontesti, që banesa të lehet e lirë në shfrytëzim pronares së saj Komunës së Gjakovës.
Gjykata pas analizimit dhe vlerësimit të provave ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së sigurimit në këtë fazë të procedurës është i pa bazuar dhe jo i nevojshëm. Procedura në këtë çështje juridike – kontestimore do të vazhdoi sipas rregullave të procedurës kontestimore dhe sipas planit të punës së gjykatës.
Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej shtatë (7) ditëve nga dita e pranimit të aktvendimit në formë të shkruar.