Gjakovë – 21 maj 2021 – Gjyqtari Jonuz Bugari ka qenë gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Gjakove – Dega Rahovec, departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Civil.
Ka diplomuar në vitin 1983, pranë Fakultetit Juridik në Universitetin e Beogradit. Po ashtu edhe provimin e Jurisprudencës e ka dhënë pranë Sekretariatit Republikan të Serbisë për Jurisprudencë dhe Administratë në Beograd në vitin 1988.
Pas diplomimit , prej qershorit të vitit 1984 ka kryer praktiken në OBPB “Zhitopomet” në Xërxe, pas gjashte muajve deri në maj të vitit1986, në të njëjtën organizatë ka punuar si referent juridik.
Prej datës qershorit të vitit 1986 është emëruar Gjyqtar në Gjykatën Komunale në Rahovec dhe ka punuar deri në korrik të vitit 1992, nga kjo datë është larguar nga puna, nga pushtetarët e atëhershëm. Nga viti 1993- 1994 ka punuar si avokat ne Rahovec.
Prej fillimit të Janarit të vitit 2000 përsëri është emëruar Gjyqtar në Gjykatën Komunale në Rahovec, ndërsa tani ne Gjykatën Themelore Gjakove – Dega në Rahovec. Gjate gjithë kohës ka punuar në lëndë të materies Civile, Jokontestimore, Trashëgimore dhe të Ekzekutimeve Civile.
Me këtë rast, kryetari i Gjykatës Themelore të Gjakovës, Nikollë Komani, ka ndarë një mirënjohje për gjyqtarin Bugari, njëherësh ka falënderuar për kontributin e tij për sistemin e drejtësisë në vend.