Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Nikollë Komani, ka pritur sot në takim lamtumirës drejtoreshën e Programit të USAID për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP), Pranvera Reçica-Kirkbride dhe përfaqësuesit e këtij projekti Dren Doli dhe Isuf Zejna.
Kryetari Komani me këtë rast falënderoi përfaqësuesit e Programit të USAID-it për mbështetjen e vazhdueshme për Gjykatën Themelore në Gjakovë, në ngritjen e kapaciteteve të saj. Me këtë rast ju ndau një mirënjohje falënderimi znj. Reçica-Kirkbride, për veprimtarinë e Programit të USAID për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP).
Gjatë këtij takimi, Gjykata Themelore e Gjakovës ka pranuar një donacion me pajisje teknike nga ky program të cilat pajisje do të shërbejnë për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.