Gjakovë, 16 korrik 2020 – Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurve L. A. dhe G. I. shqiptar, shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge.
“Me date 14.07.2020 rreth orës 13.30min, në fshatin Meje të Gjakovë, i pandehuri L. A. së bashku me të pandehurin G. I. i cili po e drejtonte veturën e llojit ….., janë ndaluar nga polica kufitare, gjatë kontrollit të veturës, në bagazh u janë gjetur dy qese najloni të mbushura me substancë në formë bari e dyshuar për narkotikë të llojit Marihuan në peshë 2126 gram. Ndërsa gjatë bastisjes në lokalin “T. A.” pronë e te pandehurit L. A., është gjetur një sasi e substancës e dyshuar për narkotik te llojit Marihuan në peshe 590 gram, si dhe sasia tjetër prej 419 gram. Po ashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e të pandehurit G. I. janë gjetur dy qese të vogla najloni të mbushura me substancë e dyshuar për narkotik te llojit Marihuana ne peshë 6 gram e të cilat janë sekuestruar nga ana e Policisë së Kosovës.
Me këto veprime të pandehurit L. A. dhe G. I. dyshohen të kenë kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gëzim Pozhegu pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.