Gëzuar Krishtlindja dhe Viti i Ri

Gëzuar Krishtlindja dhe Viti i Ri

Me rastin e Festes se Krishtlindjes dhe fillimit të Vitit të Ri, bashkë me dëshirat e sinqerta për mbarësi në 2020-ën, Gjykata Themelore në Gjakovë në emër të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës të saj, Ju uron gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, një vit të mbarë dhe të begatshëm.

Me gjithë sfidat e vështira të kohës, le të jetë vit i angazhimeve të përbashkëta për një vend më të mirë duke siguruar se edhe në vitin 2020, Gjykata Themelore e Gjakovës do të vazhdoj të jetë efikase dhe transparente ndaj qytetarëve të saj.

GËZUAR PËR SHUMË MOTE!