Gjakovë, 22 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit L. H. për vepër penale të dhunimit.
Me datë 18 korrik 2019, në orët e hershme të mëngjesit, në Shkugëz të Gjakovës, i dyshuari L. H. e detyron të dëmtuarën H. M. që të kryej aktin seksual me dhunë dhe pa dëshirën e saj, dhe të njëjtën e incizon gjatë aktit, duke e kërcënuar se në qoftë se e paraqet rastin në Polici, do ta publikonte videon.
Me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘Dhunimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaj, i cili do të llogaritet nga data 18 korrik 2019 dhe do të zgjasë deri më 17 gusht 2019.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës