Gjakovë, 17 maj 2019 – Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm- Divizioni Penal, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurës L.D, e cila në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, akuzohet se ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 198 paragrafi 2 lidhur me…
Gjakovë, 17 maj 2019 – Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm- Divizioni Penal, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurës L.D, e cila në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, akuzohet se ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 198 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 188 paragrafi 3, nën paragrafi 3.2 lidhur me paragrafin 2 dhe 1, nën paragrafi 1.4 të ish Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i vetëm gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit dhe analizimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, ka ardhur në përfundim se nuk është vërtetuar se e akuzuara, L.D. ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet dhe të njëjtën e ka liruar nga akuza për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 198 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 188 paragrafi 3, nën paragrafi 3.2 lidhur me paragrafin 2 dhe 1, nën paragrafi 1.4 të ish Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
E pandehura L.D. akuzohet se nga fillimi i vitit shkollor 2015 e deri më 11 dhjetor 2015, në shkollës fillore “E.D.” në Gjakovë, si arsimtare e matematikës në mënyrë të vazhdueshme si person zyrtar, keqpërdor detyrën zyrtare dhe autorizimet e saj dhe keqtrajton, frikëson personin tjetër përkatësisht nxënësin e saj të klasës “Vl/.”, fëmijën E.S. duke e goditur me shuplaka e po ashtu, më 11 dhjetor 2015, në orën e matematikës e akuzuara merr rripin e nxënësit R.P. i cili e kishte mbi bankë dhe me të e kishte goditur në kokë dhe në trup nxënësin E.S. duke shkaktuar tek fëmija frikë, ankth dhe mos guxim të vijimit të mëtejmë të mësimit pranë asaj shkolle.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës në afat prej pesëmbëdhjetë (15) dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.