Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit A.B. për lëndim të rënd trupor

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit A.B. për lëndim të rënd trupor

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë (30) ditëve të pandehurit A.B..

I pandehuri dyshohet se me datë 17 shkurt 2019, në dy vende të ndryshme dhe atë rreth orës 16:00 në ambientet e një kafiterie në Gjakovë i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuari D.Sh., duke e goditur një herë me thikë në pjesën e nënsqetullës e më pas, rreth orës 17:15 minuta në oborrin e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” i shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarit B.D., duke e goditur me thikë një herë nënsqetull dhe një herë në shpinë, lëndime këto të konstatuara nga raportet fillestare të mjekut, me ç’rast dy të dëmtuarit D.Sh. dhe B.D. është dashur të marrin trajtim mjekësor.

Me këto veprime dyshohet se i pandehuri A.B. ka kryer dy vepra penale, lëndim i lehtë dhe lëndim i rëndë truporë, vepra këto të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 17 shkurt 2019 dhe di të zgjasë deri më 19 mars 2019.

Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të natyrës së rëndë dhe të njëpasnjëshme të kryera në interval kohorë prej 1 orë e 15 minuta, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale apo i kryerjes së ndonjë vepre të re penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit.