Caktohet Masa e Paraburgimit Ndaj Të Pandehurit E.D. Për Vjedhje

Caktohet Masa e Paraburgimit Ndaj Të Pandehurit E.D. Për Vjedhje

Gjakovë, 17 dhjetor 2018 – Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë (30) ditëve të pandehurit E.D..

I pandehuri dyshohet se me datë 14 dhjetor 2018, hynë në dyqanin e I.D., duke shfrytëzuar momentin e përshtatshëm derisa i dëmtuari I.D. ishte larguar nga lokali ku punonte dhe kishte shkuar në lokalin afër tij, i pandehuri E.D., pasi hynë në dyqan, nga tavolina merr kompjuterin laptop të markës “HP” më pas largohet në drejtim të pa njohur, dhe pasi identifikohet nga kamerat e sigurisë, arrestohet nga Policia e Kosovës.

Me këto veprime dyshohet se i pandehuri E.D. ka kryer veprën penale të vjedhjes, e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 16 dhjetor 2018 dhe do të zgjasë deri më 15 janar 2019.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase po që se i njëjti gjendet në liri, ekziston rreziku i ikjes pasi që i pandehuri nuk ka vendbanim të përhershëm dhe të rregullt. Gjithashtu nga informatat policore, i pandehuri dyshohet të ketë kryer edhe disa vepra të tjera të natyrës së njëjtë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit.