Caktohet Masa e Paraburgimit Ndaj Të Pandehurve M.R. dhe A.B. Për Vepër Penale të Narkotikëve

Caktohet Masa e Paraburgimit Ndaj Të Pandehurve M.R. dhe A.B. Për Vepër Penale të Narkotikëve

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë (30) ditëve dy të pandehurve M.R. dhe A.B..

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë (30) ditëve dy të pandehurve M.R. dhe A.B..

Të pandehurit dyshohen se nga koha e pacaktuar në vitin 2018 e deri më datë 08 dhjetor 2018, në bashkryerje, pa autorizim kanë shpërndare, shitur, transportuar dhe ndërmjetësuar substanca narkotike të cilat me ligj janë të shpallur si narkotik të llojit marihuan.

Me këto veprime dyshohet se të pandehurit M.R. dhe A.B. në bashkryerje kanë kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të paraparë në Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 08 dhjetor 2018 dhe do të zgjasë deri më 8 janar 2018.

Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit në fjalë, ngase, po që se të njëjtit gjendet në liri, ekziston rreziku i ikjes dhe mund të ndikojnë tek dëshmitarët.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.