Fillimi i shqyrtimit gjyqësor

Fillimi i shqyrtimit gjyqësor

Sot me datë 07.04.2016, në Gjykatën Themelore Gjakovë, filloi shqyrtimi gjyqësor në çështjen penale PKR. nr. 189/2015

Sot me datë 07.04.2016, në Gjykatën Themelore Gjakovë, filloi shqyrtimi gjyqësor në çështjen penale  PKR. nr. 189/2015, ndaj të akuzuarve L.N. dhe Y.K, nga Gjakova të cilët akuzohen që në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179, par 1 nën par. 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Të akuzuarit nga Prokuroria Themelorë Gjakovë, akuzohen se me dashje dhe në mënyre dinake dhe mizore, kanë privuar nga jeta të ndjerin Z.N. nga Gjakova, më dt.13.04.2015.

Sot shqyrtimi ka vazhduar me dëgjimin ne dëshmitarëve e shqyrtimi do të vazhdoj sipas orarit të përcaktuar edhe ditën e nesërme me datë 08.04.2016, me fillim në ora në 10.00h.