Mesazh nga Kryetari i Gjykatës
Të nderuar vizitor,
Mirëserdhët në ueb-faqen e Gjykatës Themelore në Gjakovë
Si rrjedhojë e proceseve demokratike në Republikën e Kosovës pa dyshim se edhe sistemi gjyqësor i Kosovës ka përjetuar reformimin e vet dhe që në historinë e zhvillimit të tij për herë të parë është strukturuar në këtë formë organizative, funksionale dhe territoriale.
Gjykata Themelore në Gjakovë, është një prej 7 gjykatave themelore në Republikën e Kosovës, e cila është paraparë sipas ligjit për gjykatat nr. 03/L-199, e themeluar për territorin e Komunës së Gjakovës, ku edhe e ka selinë si dhe për territorin e Komunës së Malishevës dhe të Rahovecit, në të cilat komuna ka degët e saj, pra Dega në Malishevë dhe Rahovec.
Misioni i kësaj gjykatë padyshim që do të jetë çdo herë pavarësia, paanshmëria, profesionalizmi dhe funksionaliteti i gjykatës, andaj, të gjitha këto vlera do të sigurohen nëpërmjet objektivave të vëna para neve e që në radhë të parë është ofrimi i shërbimeve gjyqësore për të gjithë në mënyrë të barabartë pa asnjë lloj diskriminimi mbi çfarëdo baze , zgjidhjen me kohë të lëndëve të të gjitha materieve dhe në pajtim me ligjet pozitive, ngritjen dhe avancimin e cilësisë dhe kualitetit të shërbimeve, shtimin e transparencën nëpërmjet komunikimit me mediat dhe publikun dhe me këtë edhe llogaridhënien e secilit për punën e tij.
Për të ngritur transparencën dhe për të ofruar palëve shërbimet e kësaj gjykate shpresojmë se kjo ueb-faqe do t’ju shërbej që të gjeni informacionet për të cilat konsiderojmë se do të jenë të rëndësishme për realizimin e të drejtave dhe obligimeve të tuaja ligjore. Njëkohësisht, me vërejtje apo sugjerimet e juaja do të na ndihmon që ne të përmirësojmë më shumë shërbimet tona dhe me këtë të shtojmë efikasitetin tonë.
Faleminderit për vëmendje!
Kryetari i Gjykatës Themelore
Nikollë Komani