Ahmet Idrizaj
Gjyqtar - Gjykata Themelore Gjakovë
Ahmet Idrizaj, është Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm- Divizioni Civil. Gjyqtari Idrizaj ka diplomuar ne Fakultetin Juridik Universiteti i Prishtinës në vitin 1980. Provimin e Jurisprudencës e ka kryer në vitin 1983. Ka qenë praktikant në Gjykatën Ekonomike të Qarkut në Gjakovë deri më datë 01.06.1982, ndërsa në të njëjtin muaj dhe viti të njëjtë është emëruar Gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gjakovë, ku ka punuar deri në vitin 1994. Po ashtu është zgjedhur Gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gjakovë, në muajin janar të vitit 2000, e pastaj ri-emëruar Gjyqtarë në të njëjtën Gjykatë, ku edhe punon pa ndërprerë- tani Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe është udhëheqës i Divizionit Civil.