Afijete Sada - Gllogjani
Gjyqtar - Gjykata Themelore Gjakovë
Afijete Sada-Glogjani, është gjyqtare në Gjykatën Themelore Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil.
E diplomuar në vitin 1986 në Universitetin e Prishtinës. Provimin e jurisprudencës të dhënë në vitin 1989. Praktiken profesionale të kryer në Gjykatën Komunale në Gjakovë, nga viti 1987 gjerë në vitin 1988. Nga viti1988 deri në vitin 1989 në IBT” Emin Duraku” Gjakovë, referente juridike. Nga viti 1990 deri në vitin 1993, gjyqtare në Gjykatën Komunale Gjakovë. Prej muajit janar 2000 deri tetor 2010, gjyqtare në të njëjtën Gjykate. Nga muaji tetor 2010 deri me 31 dhjetor 2012, Kryetare e Gjykatës Komunale në Gjakovë. Prej 01 janar 2013, gjyqtare e Departamentit të Përgjithshëm , Divizioni Civil Gjykata Themelore në Gjakovë pozitë të cilën vazhdoj ta mbaj.