Besmir Juniku
Gjyqtar - Dega në Rahovec
Besmir Juniku, është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore Gjakovë dega Rahovec. Në vitin 2009 ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa në vitin 2013, në po të njëjtin Universitet, mbrojti titullin Master i Shkencave Juridike në drejtimin civil. Provimin e jurisprudences e kreu në vitin 2017. Prej vitit 2009 deri në vitin 2013 ka punuar në Odën e Avokatëve të Kosovës, në pozitën e administratorit të Zyrës Regjionale në Gjakovë. Prej vitit 2013 e deri në vitin 2019, ka punuar në Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike-KEDS, në pozitën ekspert juridik për përfaqësime, në zyrën ligjore në Gjakovë. Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë është emëruar më 21.Janar.2019.