Betim Behluli
Gjyqtar Mbikëqyrës - Dega në Rahovec
Betim Behluli është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2008 ndërsa në studimet posdiplomike master i kreu në vitin 2012. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2015. Në vitin 2011 u punësua në një institucion mikrofinanciar, pas një viti punësohet në Komunën e Rahovecit në cilësinë e Zyrtarit Ligjor, duke e ushtruar këtë pozite për 4 vite me pas për afro 2 vite e ushtroi pozitën e Përfaqësuesit Ligjor të Komunës (Avokat Publik). Me datën 31 korrik 2017 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ku këtë pozitë e mban ende.