Shaqir Zika
Gjyqtar - Gjykata Themelore Gjakovë
Shaqir Zika, është gjyqtar në Departamentin e Krime të Rënda në Gjakovë. Gjyqtari Shaqir Zika, ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1984. Praktiken Profesionale e ka kryer në Gjykatën Komunale Rahovec, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka kryer ne vitin 1987. Është emëruar Gjyqtar në Gjykatën Komunale në Rahovec prej viti 1985 e gjere në vitin 1992. Ka ushtruar detyrën e Avokatit nga viti 1996 deri në vitin 2000. Me 1 shtator të vitit 2000, është emëruar gjyqtarë në Gjykatën Komunale në Rahovec, në muajin tetor 2010, është emëruar Kryetar i Gjykatës Komunale në Rahovec, te cilën detyrë e ka ushtruar gjerë me 31 dhjetor 2012. Nga 1 Janar i vitit 2013, është transferuar në Gjykatën Themelore në Gjakovë, si gjyqtar në Departamentin e Krime te Renda, te cilën pozite e mbanë edhe sot.