Iliriana Hoti
Gjyqtare - Gjykata Themelore Gjakovë
Ilirjana Hoti është gjyqtare e departamentit të Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Gjakovë. Gjyqtarja Ilirjana Hoti ka diplomuar në vitin 1981,në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Ajo kreu provimin e jurisprudencës në vitin 1985. Ndërsa praktiken profesionale e mbajti në Gjykatë Themelore të Punës së Bashkuar në Gjakovë, nga viti 1982, ku edhe ka vazhduar të punoj si bashkëpunëtore profesionale gjerë me 1986. Në vitin 1986-1992, ka punuar si Gjyqtare në Gjykatën Ekonomike të Qarkut në Gjakovë. Në vitin 2000 është emëruar si gjyqtare në Gjykatën Komunale në Gjakovë, ku dhe punoi deri me datën maj të vitit 2001. Nga viti 2001, gjerë me gusht të vitit 2012, ka punuar si juriste në sektorin juridik në OJQ ”Medica Kosova”në Gjakovë, si avokate për mbrojtjen e te drejtave të grave. Nga muaji gusht i vitit 2012, jam emëruar si gjyqtare në Gjykatën për kundërvajtje në Gjakovë. Nga një Janari i vitit 2013 Ilirjana Hoti u emërua gjyqtar në departamentin e përgjithshëm , divizioni Penal të Gjykatës Themelore në Gjakovë, pozitë të cilën ende e mban.