Nehat Qelaj
Gjyqtar - Dega në Malishevë
Nehat Qelaj, është gjyqtar i Departamentit të përgjithshëm i Divizionit civil në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë. Diplomoi në vitin 2008 në Universitetin e Prishtinës-Fakultetin Juridik. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2010. Ndërsa arsimimin ligjor për gjyqtar e përfundoi në shkurt të vitit 2012 dhe në të njëjtën kohë si pjese e arsimimit ligjor e ka kryer praktiken profesionale në Gjykatën Komunale në Suharekë gjatë vitit 2011/2012. Gjyqtari gjithashtu ka punuar edhe si Mbrojtës i Viktimave në periudhën prej 01.09.2005 e deri me 27.08.2012. Ndërsa me 28.08.2012 është emëruar fillimisht si gjyqtar në Gjykatën për Kundërvajtje në Malishevë ndërsa nga datë 27.09.2012 u emërua si ushtrus detyrës së Kryetarit të Gjykatës për Kundërvajtje në Malishevë. Nga një Janari i vitit 2013, ri-caktohet gjyqtar në departamentin e kundërvajtjës në Gjykatës Themelore në Gjakovë dega në Malishevë, ndërsa nga data 01.10.2014 po në këtë gjykatë ri-caktohet në departamentin e përgjithshëm , divizioni civil, pozitë të cilën ende e mban.