Lulzim Paçarizi është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore Gjakovë dega Malishevë, ka diplomuar në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Prishtinës në vitin 1989, kurse provimin e jurispodencës e përfundoi në vitin 2003. Ndërkaq nga viti 2000 deri në vitin 2010 ka punuar si Kryetar i Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Malishevë, në fund të vitit me 22.10.2010, u zgjodh kryetar i Gjykatës Komunale në Malishevë. Pozitën e Gjyqtarit Mbikëqyrës të Gjykatës Themelore Gjakovë dega Malishevë e morri me datën 01.01.2013 dhe këtë pozitë ë mban edhe sot.