Mirvet Thaqi
Gjyqtar - Gjykata Themelore Gjakovë
Gjyqtari Thaqi ka lindur në fshatin Xërxë, Komuna e Rahovecit, më 15 gusht 1994. Studimet universitare Thaqi i filloi në vitin 2012 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, për të diplomuar në qershor të vitit 2016. Në nëntor të vitit 2019 Thaqi përmbylli me sukses studimet pasuniversitare, duke fituar titullin akademik Master në të Drejtën Penale - Programi Penal në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina.
Nga prilli i vitit 2017 e deri në prill të vitit 2018, gjyqtari Thaqi ka qenë i angazhuar në cilësinë e praktikantit pranë zyrës së avokatisë të udhëhequr nga avokate Adelina Isufi, me seli në Prishtinë. Më pas, për afro katër vjet, nga gushti i vitit 2018 e deri në gusht të vitit 2022, Thaqi ishte pjesë e shoqërisë civile, duke u angazhuar në cilësinë e monitoruesit dhe hulumtuesit ligjor në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD).
Provimin e jurisprudencës Thaqi e ka përfunduar më datën 14 shkurt 2023.
Më 2 tetor 2023 Thaqi u përzgjodh si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Apelit, pozitë të cilën e ka mbajtur deri në janar të vitit 2024, kur edhe është emëruar Gjyqtar i Republikës së Kosovës.