Florid Hasku
Gjyqtar - Gjykata Themelore Gjakovë
Florid Hasku është gjyqtar i Republikës së Kosovës, i cili ka filluar shërbimin në Gjykatën Themelore në Gjakovë, në Departamentin e Përgjithshëm, me fokus në trajtimin e lëndëve civile. Biografia e tij rrëfen një rrugëtim të përkushtuar drejt njohurive juridike dhe karrierës së drejtësisë.
Hasku filloi studimet e tij themelore në vitin 2008, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës \"Hasan Prishtina\" në Prishtinë, ai me sukses përfundoi programin studimor në korrik të vitit 2012.
Pas kryerjes së studimeve, Florid Hasku, filloi praktikën profesionale pranë Odës së Avokatëve të Kosovës në vitin 2013. Përgatitjet e tij të vazhdueshme dhe angazhimi i vazhdueshëm në fushën e drejtësisë e çojnë atë drejt përfundimit të provimit të Jurisprudencës në vitin 2014.
Në vitin 2015, Hasku arrin një etapë të re në karrierën e tij duke u licencuar si avokat nga Oda e Avokatëve të Kosovës. Ai ka shërbyer me përkushtim në këtë profesion deri në momentin e dekretimit si gjyqtar.
Me datë 6 prill 2023, Florid Hasku është dekretuar zyrtarisht si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm. Roli i tij aktual është të trajtojë lëndë nga lemia civile, duke përdorur njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë rrugëtimit të tij të përkushtuar në fushën e drejtësisë.