Driton Sadiku
Gjyqtar - Gjykata Themelore Gjakovë
Driton Sadiku, është gjyqtar i Republikës së Kosovës, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.
Gjyqtari Sadiku ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në shkurt të vitit 2015. Pas diplomimit deri në vitin 2017, gjyqtari Sadiku, ka vijuar praktiken gjyqësore një vit në Gjykatën Themelore në Gjakovë, si dhe më pas ka punuar si zyrtar ligjor në Zyrën për Shërbime Juridike dhe Patundshmëri N.Sh. “Access”, në Prishtinë.
Pas përfundimit të provimit të Jurisprudencës më 30 qershor 2017, Sadiku vazhdoi rrugën e tij në drejtësi. Nga korriku i vitit 2017 deri në shkurt të vitit 2018, ai ishte i punësuar si zyrtar për Zvogëlimin e Lëndëve Civile - Përmbarimore në Gjykatën Themelore në Gjakovë, përmes programit të USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial në Kosovë, duke kontribuar në menaxhimin e çështjeve ligjore.
Në periudhën korrik-tetor 2018, Sadiku punoi në Kosovo Legal Services Company në cilësinë e zyrtarit ligjor për digjitalizimin e të dhënave penale në Gjykatën Themelore në Gjakovë. Ky projekt u realizua në kuadër të projektit të NCCR - National Centralised Criminal Records System.
Me një profil të pasur në fushën ligjore dhe me arritje të dëshmuara në karrierën e tij, Driton Sadiku, u angazhua si zyrtar i lartë për bashkëpunim profesional në Gjykatën Themelore në Gjakovë, në janar të vitit 2019, duke shërbyer me përgjegjësi dhe integritet. Pas një periudhe të suksesshme në këtë pozitë, më 7 prill 2023, ai u emërua gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë në Departamentin e Përgjithshëm, i cili do të trajtojë lëndët penale.