Blerina Kurtaj
Gjyqtar - Gjykata Themelore Gjakovë
Gjyqtarja Kurtaj lindi më 03 shkurt 1991 në Gjakovë. Ajo ka ndjekur rrugën e arsimit në Fakultetin Juridik të Universitetit \\\"Hasan Prishtina\\\" në Prishtinë, ku ka mbaruar studimet në vitin 2013. Për të vazhduar përqendrimin në drejtimin penal, Blerina Kurtaj ka përfunduar studimet pasdiplomike - Master në këtë fushë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2015.
Pasi ka kaluar me sukses provimin e Jurisprudencës në qershor të vitit 2017, Blerina Kurtaj, mori licencën si avokate me seli në Gjakovë më datën 06 tetor 2017, duke u njohur nga Oda e Avokatëve të Kosovës, me vendim si avokate e licencuar e Republikës së Kosovës.
Ajo ka shërbyer me përkushtim në fushën e avokatisë dhe ka kontribuar në zhvillimin e drejtësisë në Kosovë. Kurtaj ishte anëtare e Komisionit për Legjislacion dhe Çështje Normative të Odës së Avokatëve të Kosovës nga data 27 prill 2019 deri me 27 tetor 2020. Në periudhën nga dhjetori i vitit 2019, ajo ka qenë nënkryetare e Degës Regjionale të Odës së Avokatëve në Gjakovë.
Me dekretin nr. 88/2023, në një shenjë besimi dhe përcaktimi në profesionin e drejtësisë, Presidentja e Republikës së Kosovës e emëroi Blerina Kurtajn si gjyqtare të Republikës së Kosovës, duke filluar nga data 06 prill 2023. Ky nder dhe përgjegjësi e re shënojnë një kapitull të ri në karrierën dhe kontributin e Blerina Kurtaj, në sistemin e drejtësisë në Kosovë.