Avni Berisha
Gjyqtar - Dega në Rahovec
Avni Berisha ka lindur në fshatin Drenoc, Komuna e Rahovecit, më 22 prill 1990. Pasi përfundoi studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës \\\"Hasan Prishtina\\\" më 7 korrik 2014, Berisha nisi rrugën e tij në botën e drejtësisë me pasion dhe përkushtim. Në periudhën 2016 - 2017, Avni Berisha ka kryer praktikën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Dega Rahovec, duke fituar përvojë vlerësuese për fushën e tij të studimit. Me 20 korrik 2017, ai përfundoi studimet postdiplomike (Master) në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës \\\"Hasan Prishtina\\\", duke thelluar më tej njohuritë dhe aftësitë në fushën e drejtësisë. Nga gushti i vitit 2018 deri në prill 2022, Berisha ka shërbyer si monitorues dhe hulumtues ligjor në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD). Gjatë kësaj periudhe, ai ka kryer hulumtime dhe analiza ligjore, duke hartuar raporte ditore, periodike dhe vjetore lidhur me monitorimin sistematik të sistemit gjyqësorë dhe prokurorial në Republikën e Kosovës. Ai me sukses ka përfunduar provimin e Jurisprudencës më 15 shkurt 2022, një arritje tjetër në rrugën e tij të karrierës profesionale. Në periudhën nga 26 prill 2022 deri më 31 tetor 2022, ka shërbyer si Zyrtar ligjor në Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) Sh.A. Ai ka ofruar këshilla ligjore për çështje të ndryshme brenda departamentit, duke përfaqësuar kompaninë në gjykatë dhe prokurori. Gjithashtu, ka kryer hulumtime dhe hartuar opinionet ligjore mbi çështje të ndryshme. Nga data 16 nëntor 2022 deri më 6 prill 2023, gjyqtari Berisha ka punuar si Bashkëpunëtor Profesional në Gjykatën Themelore në Gjakovë, duke thelluar më tej angazhimin e tij në fushën e drejtësisë. Në datën 7 prill 2023, Avni Berisha është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Dega në Rahovec, duke iu bashkuar Departamentit të Përgjithshëm-Divizionit Civil. Ky emërim shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e tij juridike.